-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shisnin drogë në lokal, në pranga babë e bir, në kërkim shoku i tyre

Kryesoret

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi u kapën teksa shisnin kanabis në lokalin e tyre.

Dy të arrestuarit janë babë e bir përkatësisht 50-vjeçari me inicialet D. K. dhe 20-vjeçari me inicialet G. K.

Ndërkohë u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dy të arrestuarve 28-vjeçari me inicialet E. K.

Nga ky operacion u proceduar penalisht edhe klienti 21-vjeçari me inicialet D. V. pasi dyshohet se ka blerë lëndë narkotike në këtë lokal.

Policia sekuestroi 1 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që u gjet gjatë kontrollit në lokal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit