Mes natën e sotme është aksidentuar një motori i forcave “Shqiponja” në Sarandë.
Për shkak të aksidentit është plagosur një polic. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Qafë Gjashë.
Mësohet se motori u përplas nga një makinë e drejtuar nga një italian.
Efektivi i policisë është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës.
Ditën e djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm janë kryer disa arrestime pasi janë kapur disa shoferë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në Ksamil dhe Sarandë.