Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Prizren ku është gjetur pa shenja jetë një punëtor ndërtimi.
Ai u gjet i vdekur ë afërsi të vendit të punës. Policia thotë se kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me ndihmën e shpejtë dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Ngjarja ka ndodhur dje pasdite dhe sipas familjarëve ai ka qenë punëtor ndërtimi.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete në afërsi të një objektit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës, i cili sipas familjarëve kishte qenë punëtor ndërtimi në kompani”, ka njoftuar policia.
Trupi i pajetë i viktimë është dërguar në morg ku do të kryhet autopsia për zbuluar shkaqet e vdekjes.