-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Escobar: Korrupsioni një problem në Ballkan, do ketë sanksione të reja

Kryesoret

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se korrupsioni në Ballkan është një problem i madh në këtë rajon.

“Korrupsioni është një problem i madh në të gjithë rajonin. Jam i lumtur të shoh se gjatë procesit të anëtarësimit fokusi është në sundimin e ligjit si kusht për anëtarësim në BE,” tha Escobar.

Ai thotë se administrata e Biden është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, ndërsa paralajmëron se edhe disa persona nga Maqedonia e Veriut pritet të sanksionohen nga Shtetet e Bashkuara.

“Administrata e Presidentit Biden është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit. Nuk mund të flas për sanksionet, por të jeni të sigurt se do të ketë,” shton Escobar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit