Policia e Tiranë ka vënë në pranga 4 persona pasi shpërndanin lëndë narkotike në doza në kryeqytet.
Nga ky operacion i zhvilluar u sekuestruan sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 200 qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e kanabisit në doza, një grirëse për lëndën narkotike, si dhe tre aparate celulare.
Të arrestuarit janë 20-vjeçari Dritan Shehu dhe tre 22-vjeçarët Klevis Kullafi, Skerdi Kurti dhe B. D.
Ata u arrestuan pasi gjatë kontrollit fizik të tyre iu kanë gjetur sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje.
Të rinjtë pasi siguronin lëndën narkotike e përgatitnin atë në doza, të cilat më pas i shpërndanin në rrugën “Bardhok Biba”, “Siri Kodra”, në bulebardin “Zogu i I”, dhe në Rrugën e Barrikadave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.