-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriminel me “patentë”, arrestohet i shumëkërkuari shqiptar në Spanjë, rrezikon 15 vite burg

Kryesoret

Autoritetet spanjolle kanë vënë në pranga një 33-vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim për trafik droge, tentativë rrëmbimi, grabitje dhe plagosje.

Shqiptari është shpallur në kërkim nga autoritetet holandeze dhe ato gjermane ku rrezikon 15 vite burg.

Rinovimi i dokumentacionit ishte hapi i cili e “dogji” 33-vjeçarin pasi u arrestua në zyrën e Imigracionit.

Për veç drogës për të cilët akuzohet në vitin 2018 i arratisuri akuzohet se ka tentuar të rrëmbejë një burrë.

Arsyeja e rrëmbimit mësohet se ka qenë një borxh prej 3500 euro për një transaksion pasurie të paluajtshme.

Ai kishte kërcënua burrin me një pistoletë duke ia drejtuar në kokë dhe do ta detyronte atë të hipte në një automjet për të kërkuar pagesën e një borxhi si kusht për lirimin e tij.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit