Të paktën shtatë persona u plagosën të shtunën në mëngjes nga disa të shtëna me armë që ndaloi një paradë popullore në Boston.
Të plagosurit u dërguan në spitalet lokale, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi dy persona dhe sekuestruan disa armë zjarri.
Oficeri John Boyle deklaroi se të shtënat ndodhën gjatë Paradës J’ouvert, e cila është pjesë e karnavalit të Karaibeve të qytetit, sipas CNN.
Policia sqaroi më pas se sherri shpërtheu në periferi të ngjarjes dhe se parada u ndërpre për shkak të të shtënave.
“Është gjithmonë pikëlluese kur dëgjon se një ngjarje e çmuar e komunitetit është ndërprerë nga aktet e dhunës nga ata që nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen,” u tha gazetarëve kryebashkiaku Michael.
Policia u bëri thirrje personave të pranishëm se nëse ata kishin prova me video të kontaktonin me ta.