Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas zjarrin që ka përfshirë fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit pasditen e sotme.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ironizon kur shprehet se tashmë pasi vodhi me sukses 28 mln euro, inceneratori është vënë në punë nga kryeministri Rama.
“Edi Rama vë në përdorim inceneratorin e Elbasanit! Bravo! Suksesi pasi vodhën 28 milionë euro,” shkruan Berisha.