Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me median greke, “Kathimerini” me gazetarin, Pavlos Papadhopulos ku ka folur në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.
Papadhopulos u shpreh se Beleri është i vetmi i arrestuar për këtë krim në Shqipëri ndërsa shtoi se ndëshkimi ndaj tij është i madh.
Në përgjigjen e tij Rama u shpreh se nuk është në dorën e tij dhe as të qeverisë burgosja ose e jo e disa personave.
Pavlos Papadhopulos: Beleri është i vetmi që mbahet për këtë krim në Shqipëri. Ndëshkimi është i madh, për vetëm 300 euro të supozuar. Kishte 31 raste blerje vote të denoncuara ditën që u kap Beleri.
Edi Rama: Përgjigja është shumë e thjeshtë, e para burgosja e njërit e mosburgosja e tjetrit nuk ka fare lidhje me qeverinë dhe mua. E dyta, burgosja e njërit ka të bëjë me kapjen në flagrancë. Çështjet e tjera bazohen në akuza dhe hetimet vijojnë. Kështu që krahasimi nuk qëndron realisht.
Sulmet dhe gjuha e përdorur ndaj Belerit, Rama: Ndodh që thua gjëra që më pas nuk je krenar
Më tej gazetari grek u shpreh se Beleri u arrestua në një tjetër restorant nga ai ku supozohet se kreu krimin dhe fliste me një avokat e një kushëri.
Edi Rama: Askush nuk di provat e plota përveç prokurorëve, që mbeten në heshtje për shkak të sekretit të investigimit. Kur të shfaqen në gjykatë provat e plota do të bëhen të njohura tek të gjithë e atëherë kushdo mund të gjykojë.
Nuk komentoj sepse asnjëherë nuk komentoj punën e këtyre institucioneve të drejtësisë. Nuk do gjeni asnjë çështje të komentuar nga unë. E vetmja ndërhyrje qeveritare që kur reforma në drejtësi mori rrugën e saj është ndërhyrja e qeverisë greke. Nga qeveria shqiptare nuk ka pasur e nuk do ketë asnjë ndërhyrje.
Nuk u ftua nga Mitsotakis në Athinë, Rama për “Kathimerini”: Nuk e marr personale
Intervista