Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar me inicialet E. K., pas denoncimit se kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.
Gjithashtu policia ka referuar materialet në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 45-vjeçar me inicialet Z. J., banues në Libohovë, pasi ka dhunuar psikologjikisht, bashkëshorten e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.