52-vjeçari i dënuar me 25 vjet burgim për vrasje të dyfishtë, Artan Muça është ekstraduar ditën e sotme nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë.
Muça ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit në vitin 2001, e ka dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.
Ai më 1 qershor të vitit 1997 në një bilardo në fshatin Kusarth të Elbasanit vrau me armë zjarri kallashnikov pronarin e biznesit dhe nj person tjetër.
Muça u arrestua në vitin 2021 në Britani të Madhe ku tashmë u bë edhe ekstradimi i tij për të vuajtur dënimin në vendin tonë.