Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një 42-vjeçari të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane.
Pas arrestimit pritet që ai të ekstradohet drejt Italisë. 42-vjeçari me inicialet J. Sh. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”.
Ai u arrestua në një bilardo në Komunën e Parisit. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.