Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person në Gjilan pasi nga një shtet tjetër kishte kanosur ish të fejuarën dhe babain e saj.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“NGACMIM & DHUNË NË FAMILJE – Gjilan 25.08.2023-15:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që i njëjti (nga një shtet tjetër) e kishte kanosur (përmes telefoni me mesazhe) viktimën femër kosovare- të fejuarën e tij dhe babain e saj.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”