-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak pret Escobar, paralajmëron takime me Kurtin dhe Vuçiç

Kryesoret

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka informuar përmes rrjeteve sociale për takimin në Bruksel me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak thotë se pavarësisht se gjatë verës kishte një paqe në Ballkan dhe Bruksel, sfidat nuk u zhdukën. Ai thotë se situata në veri të Kosovës mbetet shumë lartë në axhendën e tij.

”Për t’u përgatitur për muajt e ardhshëm dhe për të forcuar më tej përpjekjet tona të përbashkëta mbi dialogun, ftova Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar në Bruksel për diskutime të thelluara dhe takime koordinuese.

Së bashku me ekipet tona diskutuam në detaje çështjet që lidhen me dialogun, ndamë vlerësime për situatën aktuale, si dhe për zhvillimet e muajve të fundit dhe pritshmëritë për periudhën e ardhshme. Ne gjithashtu u siguruam që të harmonizonim hapat dhe prioritetet e nevojshme të ardhshme.

Do të udhëtoj për në Alpbach, Bled dhe Beograd, ku do të takohem me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, por edhe me një numër partnerësh, miqsh dhe ekspertësh për Ballkanin Perëndimor,” shkruan Lajçak në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit