Mbrëmjen e djeshme një dasmë në Ostren në Bulqizë për pak sa nuk është kthyer në tragjedi. 18-vjeçari Aranit Alushi plagosi 5 herë me thikë 25-vjeçarin Besnik Kurti.
Ngjarja u regjistrua pas një konflikti të çastit mes tyre.
Aranit Alushi u arrestua menjëherë pas ngjarjes. Ndërsa Kurti për shkak të plagëve të marra është në gjendje të rëndë.
Dasma për pak u kthye në tragjedi, si u plagos i riu në Bulqizë? (emri)
Ai është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku ndodhet në rrezik për jetën.
Nga ngjarja u plagos edhe një person tjetër me inicialet K. K por që ka marrë plagë të lehta. Ky i fundit u plagos në tentativë për të qetësuar situatën mes dy të rinjve.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.