-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri në Elbasan, Kushi: Situata ishte shqetësuese

Kryesoret

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me zjarrin që ra mbrëmjen e kaluar në landfillin pranë inceneratorit të Elbasanit.

Kushi ka falënderuar punonjësit e zjarrfikësve dhe vullnetarët që u angazhuan në “betejën” për shuarjen e flakëve problematike dhe shprehu mirënjohje për ta.

“Kam ndjekur me shqetësim dhe ankth që prej ditës së djeshme zhvillimet në lidhje me zjarrin në landfillin pranë impiantit të përpunimit të mbetjeve në Elbasan.

Pas disa orësh angazhimi maksimal të Bashkisë Elbasan, Ekipit të Emergjencave dhe Agjencisë së Shërbimeve Publike, falë edhe mbështetjes nga bashkitë përreth, Tiranë, Gramsh, Durrës, Fier, Cërrik, Belsh dhe Peqin, si dhe forcat e specializuara të Ushtrisë, zjarri u vu nën kontroll dhe tashmë është fikur totalisht.

Shumë falënderime për të gjithë ata punonjës që luftuan me flakët me përgjegjësi maksimale dhe përkushtim në një moment kaq të vështirë, dhe në mënyrë të veçantë mirënjohje edhe të gjithë vullnetarëve dhe banorëve të zonave që ndihmuan jo vetëm për njoftimin në kohë të ekipeve zjarrfikës por edhe u angazhuan së bashku me ekipet e specializuara për normalizimin e situatës,” ka shkruar Kushi.

Shuhet zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit