-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti në Slloveni: Po punojmë edhe me vendet që nuk na njohin

Kryesoret

Teksa po zhvillohet Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në fjalën e tij se vendi që ai drejton po punon fort me pesë vendet që ende nuk e njohin, ndërsa shtoi se atmosfera me këto vende është e mirë.

“Ne po punojmë me pesë vendet që nuk na njohin dhe atmosfera në këto vende është më e mirë. 6 vendet e Ballkanit Perëndimor ne mund të themi që BE është një lloj feje ateiste, nuk mund të them që është mirë apo keq,” tha Kurti.

Ndërsa referuar tensioneve të fundit në veri të Kosovës të shënuara pas emërimit të kryetarëve shqiptarë në krye, Kurti tha se në zonë prej disa kohësh nuk ka pasur asnjë tension, ndërsa tha se është ulur dyfish prania e Policisë së Kosovës në ndërtesat e bashkive.

“Në zonë nuk ka pasur më tensione, ne kemi ulur dyfish praninë e Policisë së Kosovës në ndërtesat e bashkive dhe mezi pres të kem zgjedhjet në këto bashki dhe uroj të kemi një fushatë të hapur për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne si qeveri jemi aty që të sigurojmë të drejta të barabarta për të gjithë,” shprehet Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit