I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak zhvilloi sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Slloveni ku ndodhen në kuadër Forumit Strategjik.
Këtë lajm e bëri të ditur vetë Lajçak nëpërmjet një postimi në platformën X ku shkroi se në fokus të diskutimeve ishte takimi që do të bëhet në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiç me ndërmjetësuesit e dialogut.
Takimi do të mbahet në shtator me në fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës të 3 qershorit.
“Pata një takim të rëndësishëm me kryeministrin Albin Kurti, sot në Bled. Tema jonë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës të 3 qershorit,” shkroi Lajçak
Had an important meeting with PM @albinkurti today in Bled. Our primary topic of discussion were the preparations of the next High-level Meeting of the Dialogue in September with the focus on normalisation of relations and the implementation of the 🇪🇺 statement of 3 June. pic.twitter.com/D1hiwteDYr
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 28, 2023