Luiz Ejlli e di shumë mirë se si duhet të luajë me publikun për të pasur vëmendjen e tij edhe pse kanë kaluar më shumë se 4 muaj që ai është shkëputur nga jeta virtuale në shtëpinë e famshme, ku ai u shpall dhe fitues.
Kjo pasi këngëtari ia doli sërish të marrë vëmendjen e publikut përmes një fotografie të publikuar në rrjetin e tij social “Instagram”.
Në foton në fjalë, këngëtari dhe partnerja e tij Kiara Tito shfaqen të lumtur duke mbajtur në krahë një foshnjë.
“Sa shpejt kalojnë vitet … Më duket sikur kaluan vetëm 4 muaj nga “Big Brother” dhe ja ku jemi sot.