-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Nuk besoj se në 2030-tën do të jemi në BE

Kryesoret

Në Bled të Sllovenisë po zhvillohet forumi me pjesëmarrës vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së. Në panelin e liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, kryeministri Edi Rama kishte një përgjigje për Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili duke folur për integrimin tha se “duhet të jemi gati, nga të dyja anët, që më 2030 të zgjerohemi”.

Jo se besoj se në 2030 do të jemi në BE, por të paktën në disa prej hapave kjo do të ishte shumë e mirë. Teksa ne po flasim për konvergjencën me BE-në, që boshllëku i kontributeve për frymë i BE-së drejt këtij rajoni dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Jo vetëm reforma dhe kritika, por edhe mbështetje sa më konsistente, jo vetëm nga pikëpamja financiare, por aksesi në tregun e përbashkët dhe hapësirave më të mëdha edhe për ndërmarrjet tona.

Të gjithë duhet ta kenë parasysh që ajo që po ndodh në këto vende është se nga njëra anë nga Procesi i Berlinit folëm për konektivitetin dhe infrastrukturën dhe nga ana tjetër, merrni me mend kush po e ndërton, amerikanët, kinezët, arabët, ku unë e di që nuk kanë “AKI”-në për ta përmbushur kur vijnë, por kjo duhet marrë parasysh

Gjithnjë e kam ditur që të punosh 50 vite falas për kundër Perëndimit Enver Hoxha ne na bëri më pro evropian dhe më pro amerikan se kushdo tjetër.

Do të na duhen edhe 50 vite të tjera pas rënies së komunizmit derisa ne të mos jemi përkueshmërisht proevropian dhe properëndimorë. Kemi edhe 20 vite euro-optimizëm dhe shpresoj që deri atëherë ju ta keni përmbushur premtimin Charles” tha Rama

Integrimi? Michel: Flasim nga 2030-ta, zgjidhni njëherë problemet me fqinjët

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit