-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me armë nga Kosova drejt Shqipërisë, kapet 26-vjeçari shkodran, i gjejnë drogë në shtëpi

Kryesoret

Finalizohet operacioni policor i koduar “Transcendence”, i zhvilluar nga Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri, nga Kosova, drejt vendit tonë. Vihet në pranga një 26-vjeçar që tentoi të fuste në Shqipëri, 2 armë zjarri pistoleta.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve me përzgjedhje, për shkak të fluksit të qytetarëve në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe krimeve të tjera kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Transcendence”, si rezultat i të cilit u parandalua dhe u godit një tjetër rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri, nga Kosova, drejt Shqipërisë.

Në kuadër të këtij operacioni, është kapur në flagrancë dhe është arrestuar nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës, shtetasi Ilirjan Skacaj, 26 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, 26-vjeçarit i janë gjetur me vete dhe në çantë, 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do të trafikoheshin në vendin tonë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, është koordinuar me Policinë e Shkodrës, ku është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit I. S., në Shkodër, ku janë gjetur një tjetër armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 400 fara të dyshuara të kësaj bime dhe 2 targa automjeti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 pistoletat që iu gjetën shtetasit I. S., në PKK Morinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit