OSSH ka bërë me dije përmes një njoftimi se ka marrë masa paraprake për menaxhimin e situatës që mund të krijohet në rrjetin elektrik për shkak të motit të keq që pritet të godasë vendin në ditët në vijim.
Sipas njoftimit të shpërndarë, janë ngritur grupe pune që do të jenë në gatishmëri për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek abonentët.
OSSHE gjithashtu kërkon mirëkuptim nga qytetarët për problemet me furnizimin me energji që mund të shfaqen gjatë këtyre ditëve, por thotë se impenjimi i punonjësve do të jetë maksimal.