-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rita Ora: Pa gabime nuk do të ishim njerëzit që jemi

Kryesoret

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka pozuar për kopertinën e revistës “Glamour Germany”.

Rita ka folur për revistën gjermane në lidhje me karrierën dhe jetën e saj dhe nuk ka nguruar të japë edhe mesazhe motivuese.

“Për herë të parë në një kohë shumë të gjatë, jam vërtet e kënaqur që jetoj në të tashmen. Kur mendoj për pesë vitet e ardhshme, shpresoj që ende të mund të punoj, të bëj muzikë, të aktroj dhe të moderoj,” tha Rita.

Këngëtarja foli edhe për gabimet e bëra gjatë jetës, duke thënë se ato janë të pashmangshme gjatë mësimeve të jetës.

“Nuk ka rëndësi se kush jeni apo çfarë bëni ne të gjithë e gjykojmë veten shumë ashpër kur bëjmë gabime. Është e rëndësishme të kujtojmë se në fund të fundit ne të gjithë jemi thjesht qenie njerëzore që kemi fatin të mësojmë nga e kaluara dhe gabimet dhe të jemi në gjendje të bëjmë më mirë në të ardhmen. Pa gabime nuk do të ishim njerëzit që jemi sot,” shprehet këngëtarja me origjinë shqiptare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit