-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Polonia dhe vendet baltike: Bjellorusia të dëbojë luftëtarët rusë

Kryesoret

Polonia dhe vendet baltike i kanë bërë thirrje të hënën Bjellorusisë të përzë nga vendi grupin mercenar rus, Wagner, luftëtarët e të cilit janë duke u strehuar atje pas kryengritjes së dështuar kundër Moskës.

“Ne i kemi kërkuar regjimit të presidentit bjellorus Alyaksandr Lukashenka ta dëbojë menjëherë nga Bjellorusia grupin Wagner,” tha ministri i Brendshëm i Polonisë, Maricusz Kaminski, pas një takimi me homologët e vet nga Lituania, Letonia dhe Estonia.

Polonia thotë se mijëra luftëtarë të Wagnerit ndodhen në Bjellorusi, e cila kufizohet me Rusinë, Ukrainën dhe Poloninë.

Lideri bjellorus Lukashenka së fundmi tha se do t’i mbajë 10.000 trupa të Wagnerit në vendin e tij.

“Mijëra, disa prej të cilëve janë kriminelë të liruar nga burgjet ruse në shkëmbim të një premtimi për të luftuar në Ukrainë, janë thellësisht të demoralizuar dhe akuzohen për krime kundër njerëzimit,” tha Kaminski.

“Është një grup i madh, i aftë për gjithçka,” tha ai, duke e paralajmëruar Bjellorusinë se Polonia do ta mbyllte vijën kufitare me të, në rast të ndonjë incidenti kritik kufitar.

Këto tri vende, po ashtu, i kërkuan Bjellorusisë t’i kthejë mbrapsht menjëherë emigrantët e jashtëligjshëm nga kufiri rajonal në vendet e tyre.

Varshava e akuzoi Bjellorusinë dhe Rusinë se e kanë orkestruar një valë të re të emigrantëve drejt Bashkimit Evropian, për ta destabilizuar rajonin.

Sipas Varshavës, 19.000 emigrantë kanë tentuar të futen në Poloni nga Bjellorusia këtë vit, krahasuar me 16.000 vitin në vitin 2022.

Lukashenka njoftoi javën e kaluar se luftëtarët e Wagnerit do të mbesin në Bjellorusi, pas vdekjes së liderit të tyre, miliarderit Yevgeny Prigozhin, nga rrëzimi i një avioni privat në veri të Moskës.

“Wagneri jetoi, Wagneri po jeton dhe Wagneri do të jetojë në Bjellorusi. Thelbi mbetet këtu,” tha ai. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit