Gjykata ka dhënë dënimin me 10 vjet burg për Fadil Likajn, të riun nga Shkodra i cili në shtator të vitit 2021 tentoi të vrasë në Vlorë, të dashurën e tij studente studenten.
Gjyqtarët pranuan kërkesën e prokurorisë, duke deklaruar fajtor dhe dënuar fillimisht me 17 vjet heqje Likajn, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit është reduktuar në 10 vjet heqje lirie.
Sipas dosjes hetimore, gjithçka ka ndodhur pasi studentja nga Berati, e kishte refuzuar duke mos pranuar të krijonte një lidhje intime me Fadil Likajn.
Në shenjë hakmarrje, Likaj ka udhëtuar nga Shkodra drejt Vlorës, ku ka kërkuar takim me vajzën. Sapo të dy janë ulur në ambientet e lokalit në Vlorë, Likaj ka nxjerrë nga çanta një granatë dore duke ja hedhur në tavolinë vajzës me të cilën po qëndronte.
Fatmirësisht granata nuk ka shpërthyer, por i riu ka nxjerrë nga çanta një pistoletë “Zastava” dhe ka qëlluar në kokë studenten duke e plagosur.
Studentja e pyetur nga policia më pas pa pohuar se kishte disa muaj që njihej dhe bisedonte kryesisht me anë të telefonit me Fadil Likajn dhe se kohët e fundit kishte dashur ta ndërpriste këtë njohje, pasi sjellja e tij ka qenë e bezdisshme dhe shqetësuese për të.