Bora e parë ka mbërritur në Alpet italiane, kryesisht në zonat perëndimore, raportojnë mediat vendase.

Bora e parë e sezonit mbërriti në Sestriere, pas paralajmërimeve për rënie të temperaturave.

Imazhet tregojnë Sestriere e zbardhur nga bore, ku temperaturat deri 3 ditë më parë ishin 25-26°C.










