Kapiteni i Newcastle, Jamaal Lascelles është vënë në shënjestër të një bande në rrugët e qytetit verior të Anglisë.
Ata e kanë sulmuar me grushte dhe e kanë goditur me shishe në një nga rrugët e qendrës duke e kërcënuar madje se do ta qëllonin me armë zjarri.
Banda që sulmoi lojtarin ka plagosur lehtë edhe vëllain e Jamaal që po e shoqëronte në ato momente në një nga klubet e qytetit.
Dëshmitarët thonë se sulmi ndaj dy vëllezërve ishte i paprovokuar dhe u regjistrua vetëm pak orë pas humbjes së Newcastle 1-0 një javë më parë në “Etihad” përballë Manchester City.
Gjashtë ishin personat që sulmuan kapitenin e “qymyrxhinjve”, i cili pësoi dëmtime të lehta në fytyrë.
#NUFC club-captain Jamal Lascelles caught in a devastating brawl Sunday evening. The star defender is video’d wearing a black T-shirt and green gilet.
NUFC have refused to comment on this. ⚫️⚪️ pic.twitter.com/KDPmJ99wfU
— Joseph Brown (@JosephBrownJrno) August 28, 2023