-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Telefononte nënën…”! Lot dhe dhimbje e madhe e vëllait: Do ta çoj të vdekur tek prindërit

Kryesoret

Xhuliano Bitri, vëllai 18-vjeçar i Klajdi Bitrit, i cili mbeti i vrarë në Itali pas një sherri për motive të dobëta, ka ndarë dhimbjen e tij në mediat italiane. Ai tha se do ta sjellë trupin e të vëllait në Shqipëri pasi familja e tij jeton ende këtu.

Ai ishte edhe baba për mua, bëri gjithçka për të më ndihmuar të kisha një jetë më të mirë. Dje isha me të, ai pa Danilon, një mik italian, duke u rrahur dhe tentoi ta mbronte duke i thënë atentatorit të ndalonte” tha ai.

Ai dha gjithçka, dha jetën dhe për mua është një dëshmi e karakterit guximtar të popullit tonë që është gjithmonë i gatshëm për të mbrojtur ata që kanë nevojë. Punonte shumë, ishte pranë familjes dhe e telefononte nënën e tij çdo ditë” tha më tej ai.

Por si ndodhi ngjarja? “Ishim në dy makina – kujton Xhuliano i shtangur nga emocioni,- ‘Unë isha me vëllain tim dhe një person tjetër, ndërsa në tjetrin ishte një miku ynë italian me gruan dhe dy fëmijët e tij të vegjël.

Së bashku, duhej të shkonim në det në Sirolo. Ishim pak mbrapa dhe, kur mbërritëm, pamë Danilon (miku italian) duke u rrahur nga algjeriani në mes të rrugës.

Vëllai im kishte shumë respekt për Danilon, pasi ai e mori për të punuar tek ai, në kuzhinën e restorantit të tij dhe vëllai im mundi të kursente para e të më merrte dhe mua me vete këtu në Itali.

Prindërit tanë janë ende në Shqipëri. Ata nuk do të mund të vijnë as në Itali për të parë djalin e tyre. Tani, jam unë që ndihem i detyruar të zgjidh të gjitha dokumentet e nevojshme për ta sjellë atë në shtëpi” tha ai.

“E pashë të vdiste para meje!”, flet i vëllai i të riut shqiptar që u vra me shtizë në zemër

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit