Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pas lajmit se KE kundërshtoi propozimin e Charles Michel për zgjerimin e Bashkimin Evropian në 2030.
Rama ka ironizuar sërish duke e paralelizuar pro-evropianizimin e vendeve të rajonit me vrasjen e ish-liderit të Wagner.
Ai thotë se është më e sigurt të jesh në një autobus të ngadaltë, duke nënkuptuar se pavarësisht se proceset e anëtarësimit në Bashkimin Evropian janë të mundimshme dhe të ngadalta, e ardhmja është shumë herë më e sigurt.
“Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan… Gjithsesi më besoni, në statusin aktual të punëve të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: Ky autobus nuk do të përplaset kurrë në BE,” shkruan Rama.
Yeah of course, that’s why the bus can never become a plane… Anyhow trust me, at the present status of affairs standing in the EU bus even without a seat is safer then sitting in a Russian plane, because the trip may be too slow and our destination too far, but one thing is sure…
— Edi Rama (@ediramaal) August 29, 2023