Kyeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi në Facebook ka përshkruar të gjithë itinerarin e ndjekur gjatë këtyre ditëve dhe në veçanti takimet që ndoqi në kuadër të Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë me lider të tjerë të Ballkanit dhe përfaqësues të BE.
Forumi i Bledit kishte në fokus temën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe kurti e nis përshkrimin e tij me këto fjalë:“…dukej sikur vjeshta kishte ardhur më herët ne Bled…”.
Në postimin e tij, Kurti ka lënë pa përmendur edhe mesazhet që u dhanë për vlerat e parimet e përbashkëta në mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Kurti zhvilloi disa takime të nivelit të lartë të cilat i ka përshkruar hollësisht në shkrimin e tij në Facebook, po ashtu pati edhe një përplasje me fjalë me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç, të cilës i tha se “Serbia nuk është distancuar nga Millosheviç dhe Putin”.
”Diskutimet dhe shkëmbimet mbi bashkëpunimin rajonal, sigurinë e kontinentit dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian nga samiti i javës së kaluar në Athinë, i vijuam edhe në Forumin Strategjik të Bledit të Sllovenisë,” ka shkruar ndër tjera Kurti.