Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pretendon se kryeministri Kurti është duke zvarritur qëllimisht takimin në Bruksel. Sipas Vuçiç, Kurti po e bën këtë për të blerë kohë për “kërcënime”.
“Më kanë ofruar një datë për të shkuar në Bruksel, por jo… Kurti ka gjëra më të mira për të bërë, sepse po blen kohë për të zbatuar kërcënimet e tij, jam i sigurt për këtë,” mësohet të ketë thënë Vuçiç.
I pyetur se çfarë pret nga takimi i nesërm me kongresmenin amerikan, Michael Turner dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Vuçiç u përgjigj se këto nuk do të jenë bisedime të lehta në kushtet në të cilat e gjithë bota po merret me luftë në Ukrainë.
“Ka shumë njerëz në vendin tonë që në çdo mënyrë do të dëshironin që Serbia të mos mund të udhëheqë politikën e saj dhe të gëzojë faktin se Serbia nuk mund ta udhëheqë politikën e saj.
Thjesht, mendoj se në fund të fundit ne duhet të vazhdojmë të marrim vendime në mënyrë të pavarur. Të dimë se çfarë po bëjmë në rrugën evropiane, por të mbrojmë vendin tonë,” ka deklaruar Vuçiç./Gazeta Express