Një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë në Gjermani, ku për pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe një person ka mbetur i plagosur.
Mësohet se një kamion me materiale të rrezikshme u përplas me 3 kamionë të tjerë dhe më pas kamioni i 5-të u përplas me katër të tjerët, sipas mediave të huaja.
Prej përbërjes së materialeve brenda në kamionë, u raportuan disa shpërthime dhe banorëve aty pranë iu kërkua të qëndronin në shtëpi me dritaret e mbyllura për të shmangur ekspozimin ndaj tymit.
Po ashtu mediat e huaja raportuan se autostrada mbeti e mbyllur mëngjesin e së mërkurës për shkak se mund të kishte shpërthime të tjera.