Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur mbledhjen e kryesisë prej orës 19:00 të pasdites së sotme.
Në të po marrin pjesë vetëm grupi i ngushtë i mbështetësve të Bashës, prej 12 anëtarësh, nga 28 që janë gjithsej.
Mësohet se Gazmend Bardhi dhe deputetët që mbështetën atë nuk kanë marrë pjesë.
Këtë mbrëmje pritet të miratohen disa ndryshime në statutin e partisë.