Ditën e djeshme në bazë të informacioneve që përcjell policia e Pogradecit, në këtë komisariat është bërë kallëzim për zhdukjen e një gruaje.
Ka qenë vajza e saj e mitur vetëm 16-vjeçar ajo i cila ka bërë një kallëzim pranë këtij komisariati ku ka thënë se mamaja e saj 36-vjeçarja me inicialet J. H., është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer.
Bazuar në kallëzimin e të miturës, banuese në fshatin Hundënisht, policia ka nisur punën për kërkimin dhe gjetjen e 36-vjeçares.