-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pengesë për integrimin e Shqipërisë, Rama: Kërcënimet e Greqisë, jo europiane dhe të vjetra

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë ditën e sotme për televizionin grek ERT teksa bisdesa u përqëndrua rreth çështjes “Beleri”.

Rama ripërsëriti se nuk mund të ketë dy drejtësi dhe se Athina zyrtare nuk mund të ndërhyjë në çështjet legjislative të një shteti tjetër.

I pyetur nga gazetari se çfarë komenti kishte për faktin se përsëri Athina mendon se zgjidhja e kësaj çështjeje kalon nga Tirana dhe ka kërkuar dialog me Mitsotakis, Rama u përgjigj në këtë mënyrë:

“Jo, unë nuk kam nevojë për asnjë ndërmjetës për të patur komunikim me Qiriakon, sepse ai është një mik dhe unë e kam çmuar dhe e çmoj si një njeri të admirueshëm personalisht dhe si një lider modern dhe unë nuk kam çfarë mesazhi t’i përcjell nëpërmjet mediave sepse nuk është nevoja.

Ne komunikojmë dhe nuk kemi nevojë për ndërmjetës as të tjerë, dhe aq më pak për kanale mediatike për t’i thënë njëri-tjetrit ato që mendojmë.

Por një gjë dua të them në fund. Greqia apo Athina mendon se topi është në këtë zyrë për këtë çështje, duke lënë të nënkuptohet që nëse topi nuk shkon në atë drejtim ku e do Athina, Athina do të hakmerret me Shqipërinë, duke penguar procesin e anëtarësimit në BE, kjo është jo evropiane dhe kjo është shumë antike sipas meje,” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit