-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama për ERT: Grekëve nuk po u shkelen të drejtat, Athina ka ende në fuqi ligjin e luftës

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin grek ERT me në fokus çështjen Beleri.

Rama nuk ka nguruar të përmendë faktin se shteti fqinj mban ende në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë teksa nga ana tjetër kërkojnë të ndërhynë në çështjet e drejtësisë shqiptare për rastin e Fredi Belerit.

Ka 80 vite që ka mbaruar Lufta e Dytë Botërore dhe akoma sot Greqia ka në fuqi ligjin e luftës, gjë që është një arkaizëm i madh dhe gjë për të cilën ne jemi shumë të interesuar që ta shohim të largohet një herë e përgjithmonë nga rruga jonë e përbashkët.

Ndërkohë që, unë besoj shumë tek miqësia, tek partneriteti strategjik dhe tek interesi i madh i përbashkët i yni, Shqipërisë dhe Greqisë për të forcuar sa më shumë këtë miqësi, ashtu sikundër besoj në faktin e thjeshtë që minoriteti grek në Shqipëri është një thesar i kulturës sonë të bashkëjetesës dhe një urë e pazëvendësueshme për ta ushqyer dhe për ta forcuar miqësinë mes të dy popujve, mes të dy shteteve dhe patjetër edhe mes dy qeverive, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë dhe pavarësisht se kush qeveris në Athinë,”  tha Rama

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit