-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje tronditëse nga aksidenti tragjik që u mori jetën 5 punëtorëve të hekurudhës

Kryesoret

Një tren në Itali përplasi për vdekje pesë punëtorë që po punonin në shina në zonën e Torinos. Dy të tjerë shpëtuan mrekullisht.

Aksidenti ka ndodhur, siç raportojnë mediat italiane, pak pas mesnate në afërsi të stacionit hekurudhor të Brandizzo-s. Treni po udhëtonte me 160 kilometra në orë.

Mes viktimave, më i riu ishte 22 vjeç. Punëtorët po kryenin punë mirëmbajtjeje në stacion kur u përplasën dhe tërhoqën zvarrë me qindra metra.

Aksident i tmerrshëm në Torino, treni me 160 km/h merr para punëtorët e hekurudhës, 5 të vdekur

“Rfi shpreh dhimbje të thellë përballë asaj që ka ndodhur dhe shpreh ngushëllime dhe afërsi familjarëve të punëtorëve të ndjerë”, thuhet në njoftimin e Hekurudhave.

Kryetari i bashkisë Brandizzo, Paolo Bodoni reagoi për ngjarjen e rëndë:

“Është një tragjedi. Nuk mund të përjashtohet që mund të ketë qenë një gabim komunikimi, në çdo rast do të duhet të pritet përfundimi i hetimeve. Për momentin nuk dihet identiteti i viktimave, por nuk janë bashkëqytetarë tanë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit