-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kongresmeni amerikan në Prishtinë, Osmani: Serbia tensionon situatën përmes bandave

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë sot gjatë një takimi në Prishtinë  me kongresmenin amerikan Mike Turner, se Kosova ka bërë hapa të qëndrueshëm për shtensionimin e situatës në veri, ndërsa e ka akuzuar Serbinë për destabilizmin përmes “bandave kriminale”.

Osmani ritheksoi “rëndësinë e zbatimit të plotë të të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit”, sipas një njoftimi të Presidencës.

Turner vjen në Kosovë një ditë pasi e vizitoi Beogradin, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren Ana Bërnabiç, me të cilët bisedoi për marrëdhëniet SHBA-Serbi dhe si për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë, raportet e Kosovës me SHBA-të, presidentja Osmani i ka cilësuar strategjike edhe ekzistenciale.

“Përkushtimi i palëkundur i Shteteve të Bashkuara për kauzën e Kosovës ka qenë i domosdoshëm në rrugëtimin tonë drejt pavarësisë dhe shtetësisë,” ka tha Osmani.

Osmani informoi kongresmenin Turner se synimi i Kosovës është anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare si: NATO, BE, Këshilli i Evropës dhe të tjera, sipas njoftimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit