-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me “Benz” në trotuar në mes të Durrësit, policia gjen shoferin dhe i vendos gjobën e majme

Kryesoret

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe ka gjobitur drejtuesin e një automjeti, i cili lëvizte në trotuar.

Reagimi ka ardhur pas publikimit të videos në të cilën makina shfaqej duke qarkulluar në pjesën e dedikuar këmbësorëve.

“Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës kanë kryer verifikimet për automjetin dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, me masën administrative 18 000 lekë të rinj, bazuar në Kodin Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri”, thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit