-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ende asnjë minutë lojë, Inzaghi bën “kurban” Asllanin

Kryesoret

Pas transferimit të Pavard, në Milano u krijua ideja se merkato e Interit ishte e mbyllur, por dyshja Marotta-Ausilio po nxitojnë për t’i bërë dhe një dhuratë të fundit trajnerit Inzaghi.

Zikaltërit janë të kompletuar, thuajse në çdo repart, por Inzaghi kërkon dhe një sforco të fundit për të pasur në dispozicion një zëvendësues për Calhanoglu.

Turku është njeriu kyç në skemat e tij, por në një sezon të gjatë, ku Inter është i angazhuar në tre kompeticione edhe Calhanoglu ka nevojë për një zëvendësues.

Në letër, Inzaghi e ka një të tillë, Kristjan Asllanin, por edhe këtë fillim sezoni trajneri zikaltër ka vërtetuar se Asllani nuk është një opsion për të, nuk e preferon, qoftë dhe për një test miqësorë.

Në këto kushte, drejtuesit e Interit janë të detyruar të bëjnë dhe një përpjekje në këto orë të fundit të merkatos. Pas dështuan me Samardzic, Marotta-Ausilio janë vënë në ndjekje të Maxime Lopez.

Francezi pëlqehet shumë nga Inzaghi, por më parë duhet të bindin Sassuolon. Në skenë këtu del Asllani, pasi drejtuesit e Interit do të përpiqen të fusin në negociata mesfushorin kuqezi.

Sipas mediave italiane, palët mund të shkëmbejnë dy lojtarët me formulën e huazimit.

Përballë një fakti të tillë, ku Inzaghi nuk e preferon, dhe me shumë gjasë, nuk pritet të ndryshojë në vijim, edhe Asllani mund të ndryshojë mendim dhe të pranojë një huazim te Sassuolo ku do të gjente edhe mikun e tij, Nedim Bajramin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit