Polica Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar drejtuesin e automjetit i cili bënte manovra të rrezikshme në rrugë me parakalimet e tij.
Ndaj drejtuesit është vendosur masë administrative me 40 000 lekë, pasi policia ka pikasur veprimet e tij pas një denoncimi në rrjetet sociale.
“Policia Rrugore e Tiranës, pas denoncimit në rrjete sociale, për një drejtues automjeti që kryente manovra, kanë ushtruar kontrolle dhe kanë ndaluar automjetin që shfaqej në video.
Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj, sipas paragrafit 3 të nenit 139 të Kodit Rrugor,” thuhet në njoftimin e policisë.