-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria merr drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se nga sot Shqipëria ka marrë drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore “SEEBRIG” për herë të dytë si pjesë e procesit të Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore, “SEDM”.

Peleshi shkruan se është krenari dhe privilegj që Forcat tona të Armatosura janë vlerësuar në mënyrë dinjitoze në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu Peleshi i ka uruar suksese gjeneralit të brigadës, Bilbil Bitrit në rrugëtimin sfidues siç e cilëson ai.

“Nga sot Shqipëria merr drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore #SEEBRIG për herë të dytë si pjesë e procesit të Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore #SEDM.

Krenari dhe privilegj që Forcat tona të Armatosura janë vlerësuar në mënyrën më dinjitoze në arenën ndërkombëtare.

Gjeneral brigade Bilbil Bitri, do të jetë për një mandat tre-vjeçar Komandant i Brigadës së Europës Lindore, të dislokuar në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.

Suksese të përzemërta për gjeneral Bitrin, në këtë rrugëtim sfidues! Shpresëplotë që ai do vazhdojë të bëjë krenar vendin tonë dhe të përfaqësojë me dinjitet Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë,” shkruan Peleshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit