-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vettingu: 380 gjyqtarë e prokurorë të larguar, 117 në pritje

Kryesoret

Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna mbi 380 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa aktualisht gjykatat po punojnë me një numër të kufizuar gjyqtarësh.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i bëri sot me dije Zërit të Amerikës se kanë mbetur ende 117 subjekte për t’u shqyrtuar nga procesi i vetingut, nga 805 gjithsej.

Por ndërsa ky proces po shkon drejt fundit, zëvendësimi i të larguarve me gjyqtarë të rinj mbetet një sfidë kryesore.

Nga një studim i qendrës INFOCIP doli se, kryesisht për shkak të mungesës së gjyqtarëve, një numër i madh çëshjesh gjyqësore kanë kapërcyer afatet e arsyeshme të gjykimit, ndërsa janë krijuar stoqe me mijëra dosje në Gjykatën e Apelit, e cila ka aktualisht vetëm një të tretën e gjyqtarëve, që duhet të ketë.

Nga studimi i Qendrës INFOCIP doli se tejkalimi i afateve të arsyeshme të gjykimit është një dukuri shqetësuese në rritje e sipër në gjykatat shqiptare, duke nisur nga Gjykata e Tiranës dhe më pas në Gjykatën e Apelit.

Gjykata e kryeqytetit gjatë vitit të kaluar kishte mbi 670 vendime të dhomes civile jashtë afatit të arsyeshëm të gjykimit.

Në Gjykatën e Apelit të Tiranës gjatë vitit të kaluar, 72 për qind e çështjeve civile të themelit dhe 57 për qind e çështjeve penale të themelit tejkaluan afatin ligjor të gjykimit të arsyeshëm.

Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOCIP, ka ndërmarrë një studim për të vlerësuar situatën e vendimeve gjyqësore që dalin jashtë afateve të arsyeshme dhe kostot e lidhura me to.

Drejtuesi i Qendrës, Gerti Shella, thotë që nëse këto çështje të tejkaluara në afate do të ankimoheshin në Gjykatën e Strasburgut, kostot dhe dëmet do të arrinin në disa milionë euro për shtetin shqiptar./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit