Për ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet, i arrestuari 29-vjeçari Blerim Bulica ka dhënë dëshminë e parë para efektivëve.
Ai ka deklaruar se me vëllanë e efektivit, kishte konflikt për një borxh dhe njiheshin prej kohësh, teksa të dy janë me origjinë nga Kukësi.
Sipas tij, konflikti ka qenë i hershëm, për shkak të një shume parash që nuk i është kthyer dhe ka shtuar se është takuar disa herë me vëllanë e efektivit të policisë për t’u sqaruar dhe se gjatë kohës që kanë komunikuar së bashku kanë fyer njëri-tjetrin.
Në kërkim në lidhje me ngjarjen vijojnë të jenë Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica dhe Benard Aliaj.