Një 80-vjeçar me inicialet Rr. A., nga Belshi është larguar nga banesa e tij në datën 31 gusht dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
Djali i tij, 50-vjeçari me inicialet T. A., ka njoftuar policinë, të cila ka nisur kërkimet për të moshuarin.
Deri më tanimë dyshohet se ai është mbytur në ujërat e lumit Devoll. Familjarët kanë deklaruar se 80-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor.
Vijonë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit, me qëllim gjetjen e trupit të 80-vjeçarit.