-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

9 vite vetëm humbje! Basha: Fajin e ka Berisha! Tani do ndërtoj federatën e djathtë

Kryesoret

Lulzim Basha mblodhi sot Kuvendin Kombëtar të PD-së. Shumë nga anëtarët e këtij Kuvendi janë larguar në drejtim të grupit të Sali Berishës. Kryetari i PD-së e nisi fjalën me një kërkesë ndjesë për demokratët dhe shqiptarët.

Fajin për humbjet në 9 vitet që ishte në krye të PD-së ia vendosi Sali Berishës. Edhe për përçarjen që ndodhi pas shpalljes së tij “non grata”. Por, tha Basha “sot nisim një rruge të re, ndjesë qe u morëm me veten dhe jo me hallet e shqiptareve”.

Demokratëve që u bashkuan me Berishën u çoi një mesazh. “Jeni te mirëpritur në çdo moment, do të krijojmë federatën e djathtë me çdo aleat. Unë sot i bëj një thirrje miqve tanë të Foltores, anëtarëve të thjeshtë deri te strukturat e asaj lëvizje.

Kryetar përjetë! Basha privatizon PD-në (Statuti i ri)

Të gjithë kanë një vend në partinë e madhe demokratike, të gjithë mund të bashkohen pa asnjë kufizim, në çdo çast, në çdo moment janë të mirëpritur për të ndërtuar një aleancë të madhe jo thjesht mes demokratëve por edhe me shoqërinë shqiptare.

Ne do të ndërtojmë një federatë të gjerë, jo thjesht me parti të tjera të djathta dhe aleate të cilat janë të mirëpritura në projektin tonë të përbashkët” tha ai.

Basha i merr Bardhit postin e kreut të grupit dhe përjashton njerëzit e Berishës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit