-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryetar përjetë! Basha privatizon PD-në (Statuti i ri)

Kryesoret

Për herë të parë që nga 18 Dhjetori i vitit 2021, Lulzim Basha vendosi të mbledhë sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ky Kuvend ka rreth 7 mijë anëtarë ose delegatë, por shumë deputetë dhe anëtarë e kanë braktisur dhe i janë bashkuar grupimit të Sali Berishës, ose kanë preferuar të mos jenë pjesë e asnjërit prej grupimeve.

Ky kuvend zvogëlon dhe privatizon PD-në. Lulzim Basha pas shumë disfatave njëra pas tjetrës është rikthyer në krye të PD-së dhe sot ndryshoi statutin duke fshirë përgjithmonë fjalën dorëheqje apo largim nga drejtimi edhe nëse humbet sërish zgjedhjet.

Ndryshimet e reja

Statuti i vjetër

DRAFTI i plotë me ndryshimet e reja në statutin e PD-së

Gjithashtu Lulzim Basha “zhveshi” Gazment Bardhin dhe përjashtoi njerëzit e Sali Berishës. Në draftin e ndryshimeve të statutit theksohet se kur PD është në opozitë postin e kryetarit të grupit e mban kryetari i partisë, që rrjedhimisht është Basha.

Kjo e shkarkon automatikisht Gazment Bardhin. Por ky i fundit nuk e njeh rizgjedhjen e Lulzim Bashës dhe rrjedhimisht as Kuvendin me ndryshimet në statut. Kjo do të thotë se PD mund të futet në procese të tjera administrative nëpër gjykata pas dosjes së vulës.

Basha i merr Bardhit postin e kreut të grupit dhe përjashton njerëzit e Berishës

Gjithashtu në statutin që do të marrë sot “bekimin” e demokratëve të grupit të Bashës do të përjashtohen të gjithë anëtarët që kanë kandiduar në zgjedhjet e 14 Majit me forca të tjera politike. Qëllimi është largimi i njerëzve që janë në krah të Sali Berishës në grupin e “Rithemelimit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit