-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta në Ukrainë arrin në kinematë ruse

Kryesoret

“Dëshmitari” është një dramë propaganduese e sponsorizuar nga shteti rus për luftën e Moskës në Ukrainë.

Filmi shtjellohet rreth një violinisti të njohur belg, i cili mbërrin në Kiev për të performuar. Data është shkurt 2022, dhe udhëtimi i tij ndryshon kur Rusia fillon ta bombardojë Ukrainën.

Muzikanti i mbijeton një vargu “krimesh çnjerëzore dhe provokimesh të përgjakshme nga nacionalistët ukrainas”, pasi ai dëshiron t’i tregojë botës “se si ishte lufta në të vërtetë”.

“Dëshmitari” një dramë e sponsorizuar nga shteti që ishte premierë në Rusi më 17 gusht është filmi i parë artistik për pushtimin 18-mujor.

Ky film i përshkruan trupat ukrainase si neo-nazistë të dhunshëm, të cilët e torturojnë dhe vrasin popullin e vet.

Njëri nga ta madje e vesh edhe një fanellë me Hitlerin në të; një tjetër shfaqet duke marrë drogë. Filmi madje e shfaq djalin e karakterit kryesor duke pyetur veten: “A nuk është Ukraina Rusi?”

Kjo është një narrativë që Kremlini është duke e promovuar që nga dita e parë e luftës – e gjitha e përmbledhur në një film.

Publikimi i “Dëshmitarit” u bë pasi autoritetet ruse njoftuan rreth një plani për ta rritur prodhimin e filmave që i lartësojnë veprimet e Moskës në Ukrainë dhe është pjesë e propagandës në rritje./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit