-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nisma e re për të ndaluar ‘largimin e trurit’

Kryesoret

Largimi i trurit është një çështje urgjente në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për të zgjidhur këtë sfidë, është krijuar Fondi Rajonal i Sfidave (RCF), i mbështetur nga Gjermania, për të ndihmuar bizneset në këto vende që të gjejnë punonjës të kualifikuar, tha Frieder Woehrmann, drejtuesi i Njësisë së Menaxhimit të Fondeve, RCF.

Një strukturë financimi e krijuar për të rritur punësimin e të rinjve, RCF premtoi rreth 75 milionë euro për të mbështetur projekte të ndryshme trajnimi në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi dhe Serbi.

“Gjendja ekonomike në Ballkanin Perëndimor karakterizohet nga papunësia e të rinjve, e kombinuar me mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar në ndërmarrje”, tha Woehrmann për BNE IntelliNews.

Woehrmann thekson angazhimin e fondit për të nxitur bashkëpunimin midis institucioneve të arsimit dhe kompanive, në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, për të kapërcyer hendekun midis aftësive të zotëruara nga fuqia punëtore dhe kërkesave të tregut të punës.

“Qytetarëve në të gjithë ekonomitë në Ballkanin Perëndimor u mungojnë aftësitë e nevojshme për të konkurruar në një ekonomi të integruar globale dhe ata janë të paaftë për t’u përshtatur shpejt me kërkesat në tregun e punës. Punëdhënësit e Ballkanit Perëndimor shpesh ankohen për mospërputhje të aftësive”, tha Woehrmann.

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit