-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Të dua! Ku është shtiza?”/ I shtrirë në tokë, fjalët e vrasësit që i mori jetën Klajdit

Kryesoret

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të tjera nga ngjarja tragjike e pasdites së të dielës në Ankona ku një 23-vjeçar shqiptar, Klajdi Bitri u vra nga një algjerian teksa po mbronte mikun e tij italian nga afrikani.

Sipas mediave italiane është bërë një transkript i detajuar me shkrim mbi përmbajtjen e videos amatore që një banor ka bërë mbrëmjen e së dielës në Falconara, kur 27-vjeçari algjerian Fatah Melloul u ndalua dhe u prangos nga karabinierët pas një kontrolli katër orësh.

Është kërkuar nga avokatja Marina Magistrelli që po ndjek familjen e 23-vjeçarit shqiptar Klajdi Bitri, i cili mbeti i vrarë nga një shtizë që e goditi në gjoks.

Konsiderohet e rëndësishme për t’u fokusuar në reagimin dhe gjendjen shpirtërore të të dyshuarit gjatë arrestimit dhe të të fejuarës që ka qenë me të dhe që ka qenë e pranishme edhe në debatin buzë rrugës që shpërtheu në Sirolo.

Le të shohim nëse e keni këtu. Ku është shtiza? Ku është arma me shtizë? Erika? Ku është shtiza?” Në këtë pasazh, të raportuar në transkript, një efektiv policie i kërkon 23-vjeçares të bashkëpunojë.

Vajza ende nuk është hetuar. Një nga dy karabinierët që tashmë kanë bllokuar të dashurin e saj i drejtohet asaj për ta pyetur për shtizën që kërkojnë.

Algjeriani thotë se ku është shtiza, ndërsa është me fytyrë poshtë dhe me pranga në kyçet e dorës. “Është atje në çantë” thotë ai. Njëri nga dy karabinierët e pyet sërish. “Eh ku është, lëre, lëre këtu… lëre këtu“.

Dhe përsëri algjeriani: “Brenda, më fal“. Pastaj flet përsëri Melloul duke iu drejtuar të dashurës së tij që ndodhet pak hapa larg tij.

Dashuri, shko në shtëpi, është më mirë kështu. E dashur me fal, të dua“. Edhe karabinierët nxisin një kalimtar të largohet. “Po largohesh apo jo?“. Por qytetari përgjigjet “Ne jetojmë këtu“.

Që në momentin që u arrestua, algjeriani duket se nuk e beson se ka ndodhur diçka e rëndë dhe pyet se çfarë ka bërë. “Ti vrave një djalë”, përgjigjet polici. “E vrava, a e vrava vërtet?” pyet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit